Galiani hap zyrtarisht operacionin Ibrahimoviç
Numri dy i klubit nga Milano pohoi sot se operacioni për Ibrën ka filluar zyrtarisht. “Të mërkurën do të takohem me presidentin e Barcelonës Sandro Rosell. Ende nuk kemi biseduar për aspektin ekonomik dhe mund të them se ka për të qenë një operacion i vështirë”, tha Galiani.
Gjigandi suedez vështirë se mund të gjejë hapësira të mjaftueshme të “Kamp Nou” në këtë sezon dhe rikthimi në “San Siro” mund të jetë zgjidhja e duhur. Por problemi i vetëm mund të jetë paga e lartë vjetore, e cila te Barcelona arrin në rreth 12 milionë euro.