E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallas ka mundur të transferohet te Juve

Agjenti i William Gallas, Etienne Mendy, ka theksuar se mbrojtësi francez kishte qenë afër t`i bashkohet Juventusit verën e kaluar, para se të vendosë të nënshkruajë për Tottenhamin.

“Është e vërtetë, vitin e kaluar para se t`i bashkohet Tottenhamit ai ishte afër të nënshkruajë me Juventusin. Pastaj për shkak të problemeve personale marrëveshja dështoi. Mendoj se tani arritja e tij në Itali do të ishte ca e komplikuar, pasi ka pak shanse që kjo të ndodhë”, ka thënë agjenti për Tuttomercatoweb.

“Ai duhet të qëndrojë me Tottenhamin, pasi ai e ka vazhduar kontratën me Spursat për dy vite dhe mbase do t`i japë fund karrierës në White Hart Lane”, ka thënë agjenti i lojtarit.

Marrëveshja e Gallas me Tottenhamin skadon në verën e vitit 2013. Ai ka luajtur në 22 ndeshje të Premier Ligës deri tani këtë sezon dhe po ashtu ka luajtur në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›