E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallatasaraj interesohet per Kakane

Gallatasaraj është duke ndjekur me vëmendje të ardhmen e Ricardo Kaka, i cili pranoi publikisht një javë më parë se mund të largohet nga Reali i Madridit në muajin janar.

Presidenti i klubit turk deklaroi disa muaj më herët se nëse klubi i tij do të kalonte raundin e grupeve në Champions League, ai do t’i bënte tifozerisë dhuratë një emër të madh si Kaka.

Këto zëra i përforcon edhe një deklaratë e trajnerit Fatih Terim, që pas ndeshjes të së dielës në kampionatin turk, tha përpara mediave: “Presidenti më pyeti se cilin do të preferoja midis Diego Ribas dhe Sneijder. Unë i thashë asnjërin prej tyre dhe se dëshiroja vetëm Kakanë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›