E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani: Barcelona refuzon transferimin e Alcantarës

Drejtori Ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani ka kontaktuar me zyrtarët e Barcelonës në lidhje me transferimin e të riut Thiago Alcantara, por oferta e tij ishte refuzuar nga katalanasit. Mesfushori 20-vjeçar shkëlqeu në turnetë me ekipin e parë të Barças.
 

Të gjitha mediat lokale e quajnë “Pasues i Chavit pasues dhe Iniesta”, (Pasardhësi i Iniestas) dhe Milan është klubi i parë i madh i cili haptas ka pyetur për transferimin e talentit të ri.
 

“Bisedova me Giovannin, agjentin e talentit brazilian, i cili është aktualisht në MARMI del Forte për pushime verore, ai më tha se Barcelona nuk lejon që Alcantara të shkojë në ndonjë klub tjetër”, u shpreh Galliani.
 

Për Alcantara është e interesuar edhe Roma, e cili do të donte ta sillte atë në formë huazimi, por ka të ngjarë që Barcelona nuk do të lejojë atë të shkojë, pavarësisht nga ardhja e Cesc Fabregas në Blaugrana.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›