Galliani në Paris për Dzekon e Cissokho
Paris- ǒbën Adriano Galliani në Paris? Do të takojë Abramovic për të diskutuar rreth shitjes së Pirlo apo Gattuso? Mediat italiane vlerësojnë si hipotezën më të besueshme faktin se drejtori i Deleguar i Milanit ndodhet në kryeqytetin francez për dy emra.
Njëri është Edin Dzeko. Skuadra boshnjake ndodhet në Kanë për një miqësore me Omanin ndërsa Galliani pasi ka firmosur një parakontratë me lojtarin po përpiqet të bindë ekipin e tij ta lejojë të transferohet.
Veçse ka edhe një emër të dytë për të cilin trajneri Leonardo duket se ka këmbëngulur shumë. Aly Cissokho, lojtari i krahut të majtë të Portos, i datëlindjes 1987, ka tërhequr vëmendjen e Milanit që pas gjysmëfinales së Ligës së kampioneve kundër Manchesterit.
Sipas teknikut të ri të Milanit, Cissokho ka forcë fizike dhe cilësitë e tjera që i duhen për të mbuluar krahun e majtë kuqezi.