Gambia njeh Kosoven
Republika e Gambias ka njohur pavaresine e Kosoves. Vendimi per njohjen e shtetit te ri , I eshte bere i ditur ambasades se Kosoves ne Uashington, nga ambasada e Gambias ne kryeqytetin amerikan. Republika e Gambias eshte shteti i 57 qe e ka njohur Kosoven. Gambia ndodhet ne pjesen perendimore te Afrikes.Njohja erdhi pas nje takimi te veçante dhe mjaft te frytshem qe ministri Hyseni zhvilloi me 26 mars me ambasadoren e Republikes se Gambias ne OKB, Susan Uafa-Ogo. Ajo kishte paralajmeruar dhe premtuar njohjen e shpejte te pavaresise se Kosoves nga qeveria e vendit te saj.