E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gana, drama e André Ayew: Kam humbur djalin tim para Portugalisë

Ishte një Botëror i komplikuar për André Ayew, i cili pas eliminimit të Ganës, rrëfeu se kishte pësuar një humbje të tmerrshme dhe i ishte afruar një tjetre. “Personalisht, këto kanë qenë momente shumë të vështira për mua ditët e fundit. Kam humbur djalin tim në mëngjes para ndeshjes me Portugalinë, dhe vajza ime është dërguar me urgjencë në spital pas Uruguajit”, ka shkruar numri 10 ganez në Instagram – .Faleminderit të Plotfuqishëm Allah, ajo është duke u përmirësuar. Këto kohë të vështira do të më frymëzojnë që të kthehem më i fortë dhe më i mirë në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve për lutjet dhe mbështetjen me gjithë zemër. Pusho në paqe Adam”.

Tragjedi në fjalët e Ayew dhe në jetën e tij, një nga dy djemtë e legjendarit Abedì Pelé (kampion i Evropës me Marsejën dhe duke kaluar nëpër Itali me Torinon, në mesin e viteve ’90, tri herë fitues i Topit të Artë Afrikan dhe i konsideruar si ganez më i fortë ndonjëherë), i cili doli në fushë pavarësisht asaj që i ndodhi. Ndaj Luzitanëve ndër të tjera shënoi edhe Ayew duke fiksuar golin momental të 1-1 (më pas ndeshja përfundoi 3-2 për Ronaldon dhe shokët e tij).

Një demonstrim i madh profesionalizmi dhe personaliteti u përsërit edhe kundër Uruguajit. Numri 10, në 0-0, kishte penalltinë që do ta kishte afruar Ganën drejt kualifikimit, por që do të rrezikonte një tjetër dramë në familje. E bija, në fakt, shfaqi problem në tribunë. Në interval, Ayew u zëvendësua për të arritur në spitalin ku ishte transportuar vogëlushja, megjithatë ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore pas të fikëtit të shkaktuar nga emocioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›