E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gara me vela nga 6-9 korrik/ Marina Orikum pret edicionin e dytë të Regatës Vlorë-Brindisi

Marina Orikum do të presë nga data 6-9 korrik edicionin e dytë të Regatës Vlorë-Brindisi.

Gara e njohur me vela do të zhvillohet me bashkëpunimin e Lega Navale Italiana.

Për herë të parë,  në këto gara do marrin pjesë dhe dy varka shqiptare. 

“Concord Investment” mbështet këtë aktivitet sportiv duke krijuar mundësi edhe për masivimin e këtij sporti në Shqipëri.

Me siglimin e kontratës së bashkëpunimit me Lega Navale Italiana, ky partneritet u lançua edhe në Panairin e Turizmit BIT MILANO 2023.

Marina e Orikumit , investim i “Concord Investment” është pikë-stacioni i vetëm në Shqipëri që ofron shërbime ankorimi, apo mirë-mbajtje profesionale për të gjitha llojet e barkave me vela, apo edhe yacht-et e madhësive të ndryshme.

Ajo eshte pozicionuar në një pikë mjaft strategjike të Gjirit të Vlorës, aty ku pikë-takohen dy detet, ai i Adriatik-ut me atë të Jon-it.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›