Gara ndërkombëtare “Tiranathlon” njeh fituesit

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, për të tretin vit radhazi, gara ndërkombëtare “Tiranathlon”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH. Ky event sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tri disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Në këtë garë morën pjesë mbi 200 garues nga 18 vende të ndryshme të botës. Në fund u shpallën dhe fituesit sipas kategorive, të cilët u shpërblyen me çmimet përkatëse.
Fituesit sipas kategorive:
SPRINT – MESHKUJ
Panagiotis Polyzos
Kivanc Sahinkaya
Angelos Vozikis
SPRINT – FEMRA
Iva Pavlovic
Evelina Bobujani
Danai-Elina Makridaki
OLYMPIC – MESHKUJ
Borislav Palashev
Strahinja Trakic
Albion Ymeri
OLYMPIC – FEMRA
Anastasia Peycheva
Konstantina-Nantia Zyntzanaki
Gergana Stoyanova
OLYMPIC RELAY
Eduard Dalla
Miti Kote
Kristo Naci
SPRINT RELAY
Bujar Bakiu
Dorian Hoxhallari
Julian Lekocaj