E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gara për anëtarë Kryesie në PS, ja emrat e 14 kandidatëve për 10 vende që do të votohen në Asamble

Asambleja e Partisë Socialistë do të zgjedhë sot kryesinë e re, ku 14 kandidatë, do të garojnë për 10 vende. Në listën e burrave janë ministrat Vëngu dhe Hasani, kryebashkiaku i ri i Himarës, Vangjel Tavo si dhe deputetët Pëllumbi, Braçe, Shalsi dhe Toni Gogu.

Ndërsa në listën e zonjave ish kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministret Denaj, Kocciu dhe Ibrahimaj.

Edi Rama: Sa i përket kryesisë së re të partisë, që gjithsecili do të matet sipas detyrës, ajo do të përbëhet nga të zgjedhurit e drejtpërdrejtë nga asambleja, sekretarit ekzekutiv dhe drejtuesit e qarqeve. Sot duhet të zgjedhim dy nënkryetarë dhe sekretarin e kësaj asambleje dhe po e filloj nga kjo.

Kandidatët për anëtarë kryesie

Burrat

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Igli Hasani

Pirro Vengu

Toni Gogu

Vangjel Tavo

Zonjat

Albana Koçiu

Anila Denaj

Delina Ibrahimaj

Etlilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Lindita Nikolla

Klotilda Bushka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›