E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gara për drejtorin e RTSH, reagon OSBE: Procesi të jetë transparent dhe i bazuar në meritë!

Mbi skandalin e skualifikimeve që bëri Këshilli Drejtues i RTSH-së, ka reaguar edhe prezenca e OSCE në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat theksohet se: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet mbështetjes ndërpartiake, Asociacionit të Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists në mirëpritjen e vendimit të RTSH-së për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm. Bëjmë thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë, që të sigurojë drejtësi dhe llogaridhënie, dhe presim me interes seancën dëgjimore të së hënës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›