Gara per kreun e Akademise se Shkencave eshte mbyllur
Gara për kryetarin e Akademisë së Shkencave është mbyllur. Akademikët kanë dorezuar dosjet për këtë post brenda afatit kohor prej 30 ditesh.
Per postin e kryetari konkuron nënkryetari aktual Myzafer Korkuti ndërsa per postin e nënkryetarit, Gudar Beqiraj, i cili ka drejtuar deri tani këtë institucion.
Kështu, bëhet fjalë për një rotacion mes tyre, ose thënë ndryshe thjesht nje ndërrim zyrash.
Mungesën e interesit për këtë post ata e shpjegojnë kështu.
Beqiraj i cili ka drejtuar Akademinë për 4 vite do donte të bënte më shumë për teknologjinë
Ndërsa Korkuti nëse do vendoset nga asambleja që të jetë në këtë post, synon futjen nën ombrellën e Akademisë së Shkencave të institutit të Albanologjisë dhe atij enciklopedik.
39 anëtarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e rinj ne shtatorin e këtij viti.