E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për kreun e INSTAT/ Komisioni i Ekonomisë kalon në “sitë” 3 kandidatët

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka zhvilluar sot seancën dëgjimore për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Nën drejtimin e kryetares Milva Ekonomi, komisioni mori në pyetje tre kandidaturat e propozuara zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave. Në garë për të marrë drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të të dhënave në vend janë:

Znj. Elsa Dhuli

Z. Ledjon Shahini

Znj. Lantona Sado

Prezantimi i platformave

Gjatë seancës, të tre kandidatët bënë një rezyme të eksperiencës së tyre profesionale dhe shpalosën platformat për drejtimin e institucionit.

Fokusi i prezantimeve ishte te modernizimi i INSTAT, sfidat aktuale në përpunimin e statistikave, si dhe rritja e besueshmërisë së të dhënave publike. Kandidatët iu përgjigjën gjithashtu interesit të deputetëve, duke dhënë shpjegime teknike mbi vizionin e tyre menaxherial për mandatin e ardhshëm.

Pas përfundimit të dëgjesave, Komisioni pritet të vijojë me procedurat e mëtejshme ligjore për zyrtarizimin e drejtuesit të ri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›