E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara per kreun e PS ne TiraneTahiri e Zela prezantojne platformat

Ka nisur sot gara per kreun e PS se kryeqytetit. Gara nisi ne takimin me te zgjedhurit ne asamblete e njesive numer 1 2 dhe 3. Konkurrentet per te marre drejtimin e Tiranes jane Saimir Tahiri dhe Ilir Zela te cilet prezantuan sot platformat e tyre para anetareve te partise.

Ilir Zela e vuri theksin te bashkimi i gjithe socialisteve te Tiranes ndersa Saimir Tahiri me ane te platformes se tij u perqendrua ne modernizimin e PS-se se Tiranes. Kryesocialisti Edi Rama qe ishte i pranishem tha se kjo do jete nje gare e barabarte dhe transparente.

Une besoj tek forca e secilit prej jush por edhe tek fuqia jone e perbashket per te lene menjane cdo motiv banal apo te rendesishem qe na ben ti rrime njeri tjetrit me koken menjane dhe te punojme te gjithe bashke per te ardhmen tone te perbashket.

Deri me sot kam perfaqesuar ne parlament ne rruge ne media e kudo kam pasur mundesi asgje me shume se zerin tuaj dhe te cdo socialisti. Pa u trembur nga e verteta. Pa bere kompromis.

Te njejten gje do vazhdoj te bej nqs fitoj besimin tuaj per te perfaqesuar socialistet e Tiranes.

Une besoj dhe do kembengul qe pushteti politik pushteti real pushteti vendimmarres te jete i juaji dhe i cdo socialiste te ndershem qe duhet te kete zerin e vet ne aksionin tone politik tha Tahiri.

Perpjekjet e panumerta te opozites socialiste kane qene te efektshme ne denoncimin dhe nxjerrjen ne pah te te gjitha semundjeve te pasherueshme te kesaj qeverisjeje. Dhunimi sistematik i lirive politike fryma kercenuese ndaj opozitarizmit permes diktatures se mohimit te mundesive e kane penguar jo pak suksesin e opozites shqiptare. Prapeseprape shqiptaret nuk mund te pranojne me gjate akoma sakrifikimin e prespektives se tyre dhe as do te lejojne zgjedhen e korrupsionit qeveritar te vazhdoje me tej bllokimin e rrugeve te zhvillimit dhe integrimit. Eshte koha qe Partia Socialiste e Shqiperise dhe opozita ne teresi te shtojne perpjekjet dhe efektivitetin e tyre per tiu pergjigjur nevojave te shqiptareve per liri drejtesi dinjitet pune shtet e zhvillim.

Kontributi opozitar sot eshte mision atdhetar dhe patriotik Ne emer te ketij besimi kam ofruar gadishmerine time per ti sherbyer me kohe te plote Partise Socialiste dhe opozites se bashkuar pikerisht ne kryeqendren e shqiptareve ne territorin e Bashkise se Tiranes. Ofroj ekperiencen time te gjate politike aftesite e mia intelektuale e menaxheriale por mbi te gjitha pasionin tim atdhetar dhe vullnetin per te bashkuar te gjithe socialistet dhe opozitaret e kryeqytetas kudo ku ata ndodhen u shpreh Zela. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›