E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gara për kreun e RTSH-së, mediat: Skualifikohet Eni Vasili, Aurora Polo drejt zgjedhjes!

Këshilli Drejtues i RTSH ka finalizuar listën e kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm, duke kaluar në një fazë vendimtare. Pas një mbledhjeje të mbushur me debate të forta sipas mediave, janë përzgjedhur dy kandidatë që do të shkojnë për votim: Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Ndërkohë, Eni Vasili është përjashtuar nga gara. Vendimi për skualifikimin e saj është marrë nga shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues, të cilët kanë vlerësuar se ajo nuk përmbush kriteret e nevojshme për këtë pozicion.

Në këtë fazë përfundimtare, zgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTSH-së do të bëhet mes Jetmir Shpuzës dhe Aurora Polo, e cila aktualisht mban detyrën e Drejtores së Përgjithshme të komanduar pas largimit të Alfred Pezës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›