E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për kryetarin e ri, Minga: Berisha nuk mund të jetë lider, nëse i do të mirën PD-së, duhet të tërhiqet

Gazetari Denis Minga, ka deklaruar se Flamur Noka po dëmton partinë në këto momente kritike.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai  theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të brendshme më 23 maj, duke nënvizuar se kryetari i ri do të vendosë drejtimin e partisë për dy palë zgjedhje.

Sipas Mingës, Berisha nuk duhet të kandidojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke shtuar se nëse ai i do të mirën partisë, duhet të tërhiqet.

“Ai që po dëmton partinë në këto momente është Flamur Noka. 23 maji është shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike. Kryetari që do dalë është ai që do të çojë partinë në dy palë zgjedhje. Tërë PD-ja është një rezervuar prej Berishës. Por Sali Berisha nuk mund të jetë lider. Berisha, nëse i do të mirë PD-së, duhet të tërhiqet. Nuk mundet ai ta çojë PD-në në dy palë zgjedhje. Berisha duhet të rrijë deputet ose sekretar, si gjithë bota. Berisha s’duhet të jetë kandidat, sepse çdo kush përballë Berishës e ka të humbur”, tha Minga.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›