Gara pr kreun e LDK-s, Sejdiut i afrohet Mustafa

Kështu bënte të ditur në një shkrim të saj, e përditshmja e Prishtinës, ”Express”.
Sipas gazetës, gjithashtu ka zëra të ndryshëm se a duhet të ketë më shumë se një kandidat për numrin një të LDK-së, në Kuvendin që pritet të mbahet nga fundi i këtij viti.
Në partinë, që është forca e dytë në koalicion qeveritar, nuk ka përgjigje të qartë se a ka ndonjë pengesë ligjore që Sejdiu të shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së dhe që të jetë fizikisht i pranishëm në punimet e Kuvendit zgjedhor.
Situata mund të komplikohet edhe më shumë nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës sjell një vendim që nuk do të ishte në favor të Sejdiut.
Kjo gjykatë ka filluar tashmë procesin për të vërtetuar se a ka shkelje kushtetuese nga Presidenti i Kosovës, i cili mban njëkohësisht edhe postin e kryetarit të LDK-së.
Ka zyrtarë të LDK-së që për kryetar të partisë nuk shohin alternativë tjetër përveç Sejdiut.
Por, disa të tjerë insistojnë se duhet të ketë më shumë kandidatura dhe shprehin haptazi preferencën e tyre.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri, që tani e sheh Fatmir Sejdiun si kandidat zyrtar, por edhe fitues të sigurt.
Ai thotë se deri tani kandidat i vetëm është Presidenti Fatmir Sejdiu dhe shton se e mbështet fuqishëm këtë kandidaturë.
Në një prononcim për kete gazete, Bujar Bukoshi ka konfirmuar se mbetet prapa qëndrimit se nëse Isa Mustafa kandidohet për kryetar të LDK-së, do ta përkrahte fuqimisht.