Garda “blindon” Uashingtonin, dy oficerët e sulmuar janë në gjendje të rëndë. Trump e quan akt terrorist

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare që u qëlluan me armë një ditë më parë në Uashington pranë Shtëpisë së Bardhë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori është një 29-vjeçar afgan, i identifikuar si Rahmanullah Lakanwal, i cili qëndron në SHBA që nga viti 2021.
Ai hapi zjarr rreth orës 15:00 me orën lokale, duke plagosur rëndë dy ushtarët e Gardës, pjesë e forcës së vendosur nga presidenti Donald Trump në Uashington për të luftuar krimin në qytet.
Motivi i sulmit mbetet i panjohur, ndërsa dyshohet për një akt të mundshëm terrorist.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trumbën me dije se autori do të përballet me denimin me të ashpër, ndërsa ka kritikuar politikat e emigracionit të paraardhësit të tij Joe Biden.
“Jam i vendosur të sigurohem që kafsha që kreu këtë mizori të paguajë çmimin më të lartë të mundshëm. Ai u soll me avion nga administrata Biden në shtator 2021, në ato fluturime famëkeqe për të cilat të gjithë flisnin. Tani duhet të rishqyrtojmë çdo të huaj që ka hyrë në vendin tonë nga Afganistani nën administratën e Bidenit dhe duhet të marrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar largimin e çdo të huaji që nuk i përket vendit tonë. Nëse ata nuk e duan vendin tone, ne nuk i duam ata”, tha Trump.
Ndërkohë Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së kanë ndaluar përpunimin e të gjitha kërkesave për emigracionin që lidhen me shtetasit afganë për një kohë të pacaktuar. Ndërsa Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth njoftoi se në Uashington do të vendosen edhe 500 trupa të tjera.