E Diel, 1 Nëntor 2026

Gardisti sherr me qytetarin në Tiranë, e kërcënon me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë.

Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin dhe po kqyre nga grupi hetimor./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›