Gashi: Isa Mustafa duhet të jetë kryeministër i Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa duhet të jetë kryeministër i Kosovës.
Gashi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, nuk është parti demokratike. Ai ka thënë në Klan Kosova se partia e kryeministrin Thaçi ka bërë vjedhjen e votave në zgjedhje.
Duke folur për vendimin e PDK-së që të jetë parti e qendrës së djathtë, Gashi ka thënë se PDK-ja ka bërë një lëvizje radikale, pasi që siç është shprehur ai, deri ditën e dielë ishte e majtë.
Ndërkohë, sipas tij, as Lëvizja Vetëvendosje nuk është parti e majtë edhe pse thotë se është e tillë./Indeksonline/