E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gati pёr tё festuar!

Autoritetet mё tё larta kosovare po bёjnё edhe pёrgatitjet mё tё fundit pёr shpalljen e pavarёsisё, aq tё shumёpritur. Populli shqiptar i Kosovёs, duket se e ka merituar kёtё ditё mё shumё se do kush tjetёr. Ka mёse njё shekull qё ata presin ditёn e bardhё pёr tё festuar kёtё datё historike. Situata nё vend duket mёse e pёrgatitur pёr kёtё. Sprovat mё tё vёshtira, zgjedhjet, ёshtja e simboleve dhe premtimet pёr tё drejtat e minoriteteve duket se u kaluan me sukses dhe kjo gjё bindi edhe ndёrkombёtarёt pёr pranimin e shtetit mё tё ri nё Evropё. Kryeministri Hashim Thai, sht shprehur se Washingtoni, Brukseli dhe institucionet e Kosovs tashm e din datn e pavarsis, mirpo ai akoma refuzon ta bj publike at. Ai thot se kjo dit do t jet shum shpejt dhe sipas tij jan duke u kryer vetm edhe disa shtje procedurale. Ndёrkohё qё edhe vetё qytetarёt serbё duke votuar pro kandidatit properёndimor shprehёn qёndrimin e tyre midis zgjedhjes pёr njё tё ardhme evropiane tё vendit dhe pavarёsisё sё Kosovёs.

Por me gjithё dёshirёn e mirё tё tё gjithёve ne, a do tё jetё kjo kaq e lehtё? Ndёrkombёtarёt bёnё tё pamundurёn qё tё bindin Beogradin zyrtar qё tё nёnshkruante Marrёveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-nё. Pavarёsisht kundёrshtimeve tё hapura nga Hollanda dhe Belgjika, mesazhi ishte i qartё, bashkim tё Serbisё me familjen evropiane, nё kёmbim tё pavarёsisё sё Kosovёs. Kёtё kusht e kundёrshtoi edhe vetё kryeministri serb Vojisllav Koshtunica i cili shfaqi edhe pёrplasjet e para me presidentin Boris Tadi pas zgjedhjeve tё fundit presidenciale. Beogradi aktualisht ka dy liderё tё rёndёsishёm nё pozitё qё ndajnё qёndrime tё kundёrta, dhe me kёtё do tё bёjё tё pamundurёn pёr tё penguar aktin e shpalljes sё pavarёsisё sё Kosovёs. Mosmarrёveshjet midis tyre, nuk ka pse tё mos jenё edhe njё plan pёr tё bllokuar proesin. Krahas mosmarrёveshjeve bё Serbi, nё Kosovё ka ndodhur krejt e kundёrta. Ajo, pas zgjedhjeve presidenciale ne Serbi, ka patur njё qartёsi tё plotё si politike ashtu edhe qytetare.

Nga ana tjetёr, Kosova nё njё farё mёnyre e ka garantuar pavarёsinё. Ajo ka mbёshtetjen e Shteteve tё Bashkuara dhe tё Bashkimit Evropian. Pas kёsaj mbёshtetjeje, pavarёsisht bashkёpunimit tё fort ruso serb, nuk mund tё ketё mё kthim prapa. Asnjё zhvillim nё Serbi nuk mund tё ndikojё mё nё ёshtjen e pavarёsisё. Kosova dhe Serbia qe nga viti 1999 kanё funksionuar si dy shtete tё ndryshme dhe sot po ashtu janё si tё tilla. Ato tashmё nuk janё gjё tjetёr pёrvese shtete fqinje dhe zhvillimet nё ta nuk mund tё ndikojnё mё shumё se ato qё ndodhin nё vende kufitare.

Pika nё tё cilёn ёshtё arritur aktualisht, detyron edhe ndёrkombёtarёt qё edhe me kundёrshtimet e politikanёve tё Beogradit, tё mos heqin mё dorё nga pavarёsia. Ata janё tashmё mёse tё qartё se njё hap mbrapa, do tё shtonte zemёrimin e shqiptarёve jo vetёm nё Kosovё, por edhe nё Shqipёri, Maqedoni, Mal tё Zi dhe nё diasporё.

Prandaj dhe neve nuk na mbetet gjё tjetёr pёrve se tё pёrgatitemi pёr festimet historike, pёr atё qё e kemi pritur aq shumё.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›