Gati për albumin e tetë

Këngëtarja Rihanna asnjëherë nuk ndalet së punuari. Nuk ka kaluar edhe shumë kohë qysh kur ajo publikoi albumin e saj të shtatë, ‘Unapologetic’ dhe tani këngëtarja është në përgatitje të albumit të tetë.
Këtë gjë e ka konfirmuar producenti, Rodney ‘Darkchild’ Jerkins i cili ka thënë se është duke punuar disa këngë për albumin më të ri tëRihanna-s.
Jerkins është shumë i angazhuar gjithashtu edhe me këngëtaret, Britney Spears,Mariah Carey dhe Jennifer Lopez krahas Rihannas.
“Unë sapo kam përfunduar disa këngën për Jessie J dhe gjithashtu kam shkruar disa këngë për albumin e ri të Rihanna-s. Shumë gjëra të mira po punohen cilat mbetet ti shohim në vijim”, ka thënë producenti./Indeksonline/