E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gati për “zjarr”, policia sekuestron mijëra fishekzjarre në Dibër (VIDEO)

Policia e Dibrës ka zbuluar një magazinë biznesi ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarrësh dhe kapsolla të kontrabanduara me qëllim shitjen.

Pronari që administronte biznesin është vënë nën hetim.

Policia njofton se magazina u zbulua në qytetin e Peshkopisë.

Nën hetim është vënë shtetasi E.I., 32  vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër.

Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 733 kapsolla, 344  fishekzjarre të kalibrave të ndryshme./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›