Gati prishjet e godinave në krah të Teatrit Kombëtar
Nesër (të hënën), pritet që fadromat të prishin gjithë ato objekte që kanë zënë hapësirën në krah të teatrit kombëtar.
Lajmin e jep vetë këshilltari i kryeministrit Artan Shreli duke e shoqëruar edhe me një foto pikërisht nga vendi i ngjarjes në Tiranë”. “Këto dy ditë fillon prishja dhe pastrami i çmendurisë dhe budallallëkut që kishin zënë vend, prej vitesh të tëra, në mes të Tiranës”.
Ndërkohë duket që jo vetëm godina e teatrit por edhe zona përreth do të kalojë në një proces të gjatë restaurimi.
Qeveria ka ndërmarrë kohët e fundit një varg masash për lirimin e hapësirave publike, ndërkohë që shumë prej ministrive kanë marrë më shumë hapësira dhe gjelbërim. Përveçse, kanë ndryshuar edhe vendet se ku kanë qenë më parë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
