E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati të nisë turin në tokën shqiptare

Këngëtari ka planifikuar një vizitë në Kosovë dhe këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij.

Këngëtari i njohur në mbarë Evropën, Ardian Bujupi, së shpejti do të fillojë një turne në mbarë Kosovën, ku tashmë ka të plan ifikuar shumë koncerte. Por, turneu nuk është arsyeja e vetme pse ai do të qëndrojë në Kosovë. Ardiani, i cili u bë i njohur në spektaklin e talenteshout "Deutschland Sucht Den Superstar", ka planifikuar një vizitë në Kosovë dhe këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij Egzon Krasniqi për mediat kosovare.

Ndër arsyet ai përmend vizitën në familjen Jashari, bashkë me ekipin e tij që do të udhëtojë nga Gjermania. "Ardiani përpos koncerteve, ka edhe një arsye tjetër të madhe që e ka shtyrë të jetë prezent në Kosovë. Ai do ta vizitojë familjen Jashari, dhe në këtë vizitë atë do ta shoqërojnë edhe disa media gjermane bashkë me kompaninë e tij". "Në muajin korrik dhe gusht, Ardiani do të performojë në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe shumë qytete të tjera", shtë shprehur menaxheri i Ardianit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›