Gatishmëria ndaj pandemive, Koçiu në takimin e Ministrave të Shëndetësisë në Itali

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Shëndetësisë drejtuar nga presidenca italiane e G7-ës.
Ministrja Koçiu informoi se midis 12 shteteve të pranishme në këtë takim u diskutua
mbi arkitekturën globale të shëndetit dhe gatishmërinë ndaj pandemive.
Po ashtu, Koçiu theksoi se temë e takimit ishin edhe plakja e shëndetshme dhe aktive përmes inovacionit, si dhe qasja “One Health” me theks në rezistencën antimikrobike.
“Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemeve shëndetësore dhe një të ardhmeje më të sigurt e të shëndetshme për të gjithë”, u shpreh ministrja Koçiu.
1 nga 5/m.m/