Gatuzo, “jo”-ja e parë për Milanin
Gatuzo është i ndarë: nga njëra anë është Milani, me të cilin ka luajtur gjatë pjesës më të rëndësishme të karrierës së tij; nga ana tjetër është Anglia, “dashuria” e tij e vjetër dhe Karlo Ançeloti, miku i tij i madh.
Mundësia e tretë, më e përshtatshme ekonomikisht, është Mançester Siti. Pra, tre skenarë të kundërt, që bashkohen në një fjalë të vetme: fusha. Tashmë fjala është për Leonardon, për t’i rezervuar një vend italianit dhe për t’i treguar se është ende i rëndësishëm për Milanin e tij.
Pra, kërkesa e Xhenaro Gatuzos për të qëndruar te Milani, është të luajë. Kjo për dy arsye të rëndësishme. E para ka të bëjë me historinë e tij te klubi kuqezi. Kurse e dyta ka të bëjë me synimin e tij për të fituar një vend në Kombëtaren e Lipit në Botërorin e ardhshëm.