Gava e Ceferin, bilbilat e gjysëmfinaleveItaliani 34-vjeçar Gabriele Gava do të jetë gjyqtari i ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, Shkumbini-Flamurtari, ndërkohë që gjysmëfinalja tjetër Tirana-Vllaznia (“Qemal Stafa”,

Italiani 34-vjeçar Gabriele Gava do të jetë gjyqtari i ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, Shkumbini-Flamurtari, ndërkohë që gjysmëfinalja tjetër Tirana-Vllaznia (“Qemal Stafa”, ora 18:30) do të drejtohet nga slloveni Darko Ceferin (40 vjeç).
Gava ka një eksperiencë tetëvjeçare si gjyqtar, duke debutuar në vitin 2001 fillimisht në Serinë C1, dhe nga viti 2005 gjykon në Serinë A dhe B. Këtë sezon ka drejtuar 12 ndeshje në Serinë A dhe 7 në Serinë B. Ndihmësa të tij në sfidën e Peqinit do të jenë Xhanantonio Puxhioto e Xhanluka Kariolato.
Gava do të jetë gjyqtari i gjashtë italian që do të drejtojë një ndeshje midis dy skuadrave shqiptare në të dyja kompeticionet, kampionat e kupë. Më parë kanë gjykuar Xhanluka Paparesta (2003, Lushnja-Apolonia 4-1), Alfredo Trentalanxhe (2003, Dinamo-Tirana 1-0), Stefano Farina (2006, Vllaznia-Tirana 0-1), Paolo Taljavento (2008, Dinamo-Partizani 2-1) dhe Andrea Romeo (2008, Laçi-Apolonia)
Ishte klubi i Flamurtarit, që kërkoi gjykimin e ndeshjes nga një gjyqtar i huaj (morri përsipër edhe shpenzimet, rreth 9 mijë euro), ndërkohë që presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, pohoi se me një arbitër të paguar nga Flamurtari, ai nuk do të pranonte të ishte pjesë e një skenari që do të sillte edhe eliminimin e skuadrës së tij, e djersës së lojtarëve të Shkumbinit.
Ndeshja e parë në Vlorë u fitua nga formacioni vlonjat 1-0, me një kryevepër të Halim Begajt në minutën e 27-të, por takimi në Peqin, sipas vlonjateve, nuk mund të zhvillohej një një ambient ideal, për shkak të një presioni të mundshëm mbi gjyqtarët shqiptarë, të cilët mund të ndikonin indirekt në rezultatin e ndeshjes.
Darko Ceferin është i pari slloven që gjykon në Shqipëri. Është një mundësi për të parë nivelin e një arbitri nga Sllovenia. Ceferin e ka nisur karrierën e tij si gjyqtar nga viti 1992, në Superligën sllovene në 1996 dhe me stemën e FIFA-s nga viti 2000. Ka gjykuar edhe në Ligën e Kampioneve. Ceferin do të ndihmohet nga Robert Zinstejn dhe Bregor Rejko.
Sekretari i klubit të Vllaznisë, Agim Medja: “Duhet të jemi të të qetë të paktën nga pikëpamja e gjykimit”. Homologu i tij te Tirana, Edi Gjini: “Tirana nuk ka asnjë problem që të shqetësohet. Luhet në “Qemal Stafa”, në praninë e gjithë FSHF-së, por arbitrat e huaj duhej të ishin në të dyja ndeshjet”.
Nëntë të huaj
Nente gjyqtarë të huaj kanë gjykuar një ndeshje midis dy skuadrave shqiptare në të dyja kompeticionet, kampionat e kupë, duke nisur nga viti 2002, kur spanjolli Fernandez Marin drejtoi ndeshjen Dinamo-Tirana (0-0).
Gjashtë italianë
Gjashte “xhaketa të zeza” nga Italia kanë pasur fatin të drejtojnë një ndeshje në Shqipëri: Xhanluka Paparesta Alfredo Trentalanxhe, Stefano Farina, Paolo Taljavento dhe Andrea Romeo. Gabriel Gava është i gjashti.
Katër kombësi
Arbitra nga katër vende të ndryshme kanë gjykuar në Shqipëri: gjashtë janë nga Italia, ndërsa Spanja përfaqësohet me Marinin, Gjermania me Rafatin e tani së fundi, Sllovenia me Darko Ceferinin.
Tri ndeshje
Kjo nuk është hera e parë që një gjyqtar i huaj gjykon çiftin Tirana-Vlllaznia. Dy finalet e fundit midis tyre janë drejtuar nga italiani Stefano Farina (2006) dhe gjermani Babak Rafati (2008).
Precedentët e “huaj”
2009
Gjysmëfinalet e
Kupës Shqipërisë
Shkumbini-Flamurtari
Gabriele Gava (Itali)
Tirana-Vllaznia
Darko Ceferin (Slloveni)
2008
Sezoni 2007-2008
Dinamo-Partizani 2-1
Paolo Taljavento (Itali)
2008
Sezoni 2007-2008,
Kategoria e Parë
Laçi-Apolonia 1-1
Andrea Romeo (Itali)
2008
Finale e
Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Tirana 2-0
Babak Rafati (Gjermani)
2006
Finale e
Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Tirana 0-1
Stefano Farina (Itali)
2003
Finale e
Kupës së Shqipërisë
Dinamo-Tirana 1-0
Alfredo Trentalanxhe (Itali)
2003
Plej-of,
sezoni 2002-2003
Lushnja-Apolonia 4-1
Xhanluka Paparesta (Itali)
2002
Sezoni 2001-2002
Dinamo-Tirana 0-0
Fernandez Marin (Spanjë)
E Marte, 28 Prill 2009