E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza 6 te vrare ne 24 oret e fundit

Ka shkuar në gjashtë numri i palestinezëve të vrarë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazas duke sjelle me vete edhe frikën e përshkallëzimit të dhunës në një zonë prej më shumë se gjysmë shekulli në tension.

Sic njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez që drejtohet nga Hamas, tre palestinezë gjetën vdekjen pas hedhjes së një granate nga ana e forcave ushtarake izraelite pranë qytetit Beit Hanoun.

Ndërkohë, tjetër version kanë autoritetet izrealite. Sipas tyre, ushtria ka parë një “grup terrorist” palestinez që po mundohej të vendoste një sasi të konsiderueshme eksplozivi pranë një postoblloku ushtarak që ndan veriun e Rripit të Gazas me Izraelin dhe kanë ndërhyrë duke vrarë tre prej tyre.

Tre persona të tjerë u vranë mbrëmjen e së mërkurës në incidente të ndryshme në vend, ku sërish protagonistë ishin forcat ushtarake izraelite. Lindja e Mesme
Izraeli: BE të njohë Hamasin grup terrorist
Izraeli, mur në kufirin me Libanin
Dhunë aktivistëve pro-palestinezë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›