E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, OKB e zhgenjyer nga jo-ja e Izraelit

Mosmarrja ne konsiderate e rezolutes te Keshillit te Sigurimit nga ana e Izraelit per ndalimin e sulmeve ne Gaza ka zhgenjyer sekretarin e pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon.

Numri nje i Pallatit te Qelqte ka shprehur pakenaqesine e tij ne nje bisede telefonike me kryeministrin izraelit. Ehud Olmert ne nje deklarate te meparshme kishte deklaruar se sulmet ne Rripin e Gazes do te vazhdonin duke shperfillur keshtu rezoluten e OKB-se.

“Ushtria jone do te vazhdoje luften per te mbrojtur te drejtat e civileve izraelite dhe per te realizuar objektivat ne kete operacion”, tha Olmert.

“Shteti i Izraelit s’mund te pranoje qe asnje element i jashtem te vendose kufijte e te drejtes izraelite per te mbrojtur popullsine e vet”, u shpreh kreu i ekzekutivit, duke iu referuar rezolutes. Dokumenti i miratuar nga 14 vende dhe i abstenuar nga SHBA-ja, u shperfill edhe nga levizja Hamas.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›