Gaza, SHBA dhe BE apel per ndaljen e dhunes

“Hamas ka treguar natyren e saj te vertete, ate te nje organizate terroriste. Ajo shkeli per disa muaj armepushimin duke qelluar raketa ndaj Izraelit”, ka deklaruar zedhenesi Gordon Johndroe.
Ai ka theksuar se, nje armepushim afatgjate dhe i aplikueshem duhet te jete “vija e finishit” per palet e perfshira ne konflikt.
Nderkohe, reagime ka pasur edhe nga BE. Presidenti i Asamblese se Keshillit te Evropes, Lluis Maria de Puig ka kerkuar uljen e armeve dhe ndaljen e akteve te dhunes ne Gaza.
De Puig ka denuar sulmet e Hamas kunder Izraelit, por edhe ato te ketij te fundit pasi kane shkaktuar nje numer te madh te vdekurish e te plagosurish.
“Dhuna, shkaterrimi dhe vdekjet nuk do ta zgjidhin kurre problemin e Lindjes se Mesme. E vetmja zgjidhje e mundshme eshte politika e armepushimit dhe e dialogut”, ka pohuar De Puig.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code