Gaza, arrihet marrëveshja për armëpushim

Nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës
Arrihet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.
Ministri i Jashtëm i Egjiptit ka bërë të ditur se Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për armëpushim në Rripin e Gazës.
Mësohet se armëpushimi pritet të hyjë në fuqi në orën 20:00, sipas kohës në Evropë.
Sipas Reuters, që citon burime izraelite, Izraeli ka rënë dakord për armëpushim në Gaza, por nuk do të heqë bllokadën.