Gaza goditet selia qendrore e Hamas

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur selinë e qendrore të liderëve të Hamasit në Gaza, ndërsa bombardimet e enklavës bregdetare vazhduan për të katërtën ditë rresht.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportuan se dëme të konsiderueshme i janë shkaktuar ndërtesës, të cilën e vizitoi ditën e premte kryeministri egjiptian Hisham Qandil.
Të paktën 34 palestinezë dhe 3 izraelitë kanë mbetur të vrarë që kur Izraeli vrau kreun ushtarak të Hamasit ditën e mërkurë. Më herët Izraeli vendosi 75 mijë rezervistë në gatishmëri pas spekulimeve për një pushtim tokësor.
Militantët në Gaza kanë vazhduar të qëllojnë raketa drejt Izraelit Lindja e MesmeGaza, rrëzohet avioni izraelit? Qandil: Të ndalet agresioni izraelit Raketa palestineze në Tel Aviv gjatë së premtes, me shënjestra Tel Avivin dhe Jeruzalemin. Pas një ndërprerjeje gjatë natës, Qyteti i Gazës u trondit nga një seri shpërthimesh të fuqishme, rreth orës 03:00 me orën lokale.
Rreth dy orë më vonë u regjistrua një tjetër seri sulmesh brenda dhe përreth qytetit, të cilat kishin si objektiv ndërtesat qeveritare të Hamasit.
Megjithatë, sipas korrespondentëve, ndërtesat ishin bosh në momentet e sulmit. Korrespondenti i BBC citoi burime nga Gaza që thoshin se trupa të shumtë kanë mbetur nën rrënojat e shtëpisë së goditur në Jabalia, në veri të Gazës, por numri i viktimave është i paqartë.
Po sipas korrespondentëve, gjatë orëve të natës avionë të shumtë të telekomanduar kanë patrulluar Rripin, kryesisht zonat ku mendohet se ndodhen militantët.