E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, propozimi per armepushim do refuzohet

Radioja ushtarake izraelite njoftoi se armepushimi humanitar ne Gaza do te refuzohet. Vendimi mund te jete marre ne perfundim te konsultimeve te gjata te kryeministrit Ehud Olmert me ministren e Jashtme Tzipi Livni dhe ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak.

Nderkaq, nje rakete palestineze ka goditur qytetin Beer Sheva ne Negev. Nuk raportohen viktima nga sulmet. Me pare disa raketa kishin goditur qytetin Sderot dhe nje vendbanim hebre prane Rripit te Gazes.

Ndersa nga bombardimet ushtarake izraelite ne Gaza jane goditur 40 tunele, qe shfrytezoheshin nga levizja radikale Hamas per kontrabande armesh.

Presidenti amerikan Bush nga ferma e tij ne Crawford, pati disa biseda telefonike me presidentin palestinez Mahmud Abas, me ate egjiptian, Hosni Mubarak dhe me kryeministrin palestinez, Salam Fayyad. "Dhuna duhet te marre fund shpejt”, ka deklaruar zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Gordon Johndroe, duke iu referuar telefonatave.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›