E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza vizite e kryeministrit egjiptian

Izraeli dhe militantët palestinezë vendosën të pushojnë përkohësisht konfliktin e ndezur rishtazi mes tyre në vigjile të vizitës së kryeministrit egjiptian në territoret palestineze.

Autoritetet izraelite thanë se do të ndalojnë bombardimet në Rripin e Gazas, ndërsa militantët njoftuan se nuk do të lëshojnë sulme me raketa kundrejt territoreve izraelite gjatë vizitës së kryeministrit Hesham Kandill.

Kryeministri egjiptian do të takohet në Gaza me udhëheqësit e Hamas për të parë mundësitë e dhënies fund të konfliktit. Burimet diplomatike të cituara nga mediat ndërkombëtare thonë se Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion ndaj Turqisë dhe Egjiptit, dy vende Lindja e MesmeRaketa palestineze në Tel AvivTensioni në Rripin e Gazës, vriten tre izraelitë Sulme në Rripin e Gazës me influencë tek Hamas, për t’i kërkuar këtij të fundit ndaljen e sulmeve me raketa ndaj Izraelit.

Gaza, 85 raketa brenda 45 minutash

Rreth 85 raketa kanë shpërthyer këtë mëngjes në Gaza në harkun kohor të 45 minutave, duke shkaktuar dy të vdekur dhe duke mbushur me tym të zi gjithë zonën.

Ushtria izrealite ka bërë të ditur se kishte marrë si shënjestër baza tokësore të përdorura nga militantët palestinezë, duke hedhur raketa drejt tyre.

Edhe gjatë natës militantët kanë hedhur dhjetëra raketa. Mes objekteve të sulmuara është edhe një shtëpi e pabanuar nga një zyrtar i lartë i Hamas. 

Hamas deklaron se si Egjipti ashtu dhe Turqia shprehin zemërimin e tyre në lidhje me bombardimet izraelite në Gaza. Sipas organizatës palestineze, Kajro mendon se këto sulme janë një thikë pas shpine nga ana e Izraelit.

Të shtunën pritet takimi i jashtëzakonshëm i Ligës Arabe e thërritur kjo nga Egjipti. Një zëdhënës i presidentit Mohamed Morsi tha se në takim do të kërkohen dhe shqyrtohen mundësitë e dhënies fund të menjëhershëm të shkëmbimit të zjarrit në Gaza.

Të enjten militantët palestinezë goditën me dy raketa Tel Avivin, por autoritetet izraelite thanë se asnjëra prej tyre nuk preku zonën. Kjo ndodh për herë të parë prej vitit 1991, kur nisi Lufta e Gjirit.

Njëra prej tyre ra në jug të Tel Avivit, në Rishon Lezion, dhe tjetra në det. Sulmi u mor përsipër nga Xhihadi Islamik, i cili përmes një deklarate shpjegoi se njëra prej raketave ishte një Faxhër 5, prodhim iranian.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha se “militantët palestinezë do të paguajnë një çmim shumë të lartë për goditjen me raketa kundër Tel Avivit”. Barak autorizoi mobilizimin e 30 mijë rezervistëve. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se “do të bëj gjithçka të mundshme për të shmangur viktimat civile në konfliktet me Hamasin”.

Kryeministri Ismail Hanije, një prej udhëheqësve të Hamas-it, dënoi atë që ai e cilësoi një sulm barbar të Izraelit kundër Gazës. Tre izraelitë u vranë nga raketat e lëshuara nga Gaza, ndërsa 15 palestinezë u vranë, mes tyre edhe civilë, pas ofensivës izraelite në këtë territor.

Nga ana tjetër, sipas autoriteteve izraelite, të paktën 274 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, prej të mërkurës, si kundërpërgjigje për vrasjen e Ahmed Xhabarit, kreut të krahut të armatosur të Hamas-it.

Disa prej tyre u interceptuan nga Sistemi i Mbrojtjes Anti-Raketë “Iron Dome”, ndërsa të tjerat goditën shënjestrat e tyre, përfshirë një bllok apartamentesh në Kiriat Malaci. Tre persona që jetonin në katin e fundit humbën jetën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›