E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, vritet kreu ushtarak i Hamasit

Një komandant i Hamas, Issa Batran, ka mbetur i vrarë në sulmin ajror izraelit të kryer gjatë naftës në Rripin e Gazës.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i lëvizjes islamike, i cili ka shtuar se fraksioni është i vendosur të hakmerret për vrasjen.

Hamas ka deklaruar se Batran ishte komandant i krahut të tij ushtarak në qendër të Rripit dhe përgjegjës për fabrikimin e raketave.

Ai u godit nga një raketë izraelite e qëlluar nga një avion ndaj një ndërtese në kampin e refugjatëve të Al Maghazit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›