E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetarët e CNN u shpëtojnë plumbave të ushtrisë së Gadafit

Ky është momenti kur një grup reporterësh për pak sa nuk u vranë kur u gjenden në mesin e një shkëmbimi zjarri mes rebelëve dhe ushtrisë së Gadafit.

Korrespondenti i CNN, Ben Wedemen, po raportonte nga fshati Al Qawalish, nën kontrollin e rebelëve, kur shpërtheu lufta.

I veshur me një helmetë dhe një jelek anti-plumb, ai hyri me shpejtësi në makinë me ekipin e tij dhe nisën të largoheshin.

Gazetari i CNN e vijoi raportimin ndërsa plumbat binin si shi.

Rebelët e kishin marrë fshatin nën kontroll javën e shkuar, por e dorëzuan atë sërish. Një person tha se rebelët nuk ishin treguar të kujdesshëm. Ata nuk kishin kontrolluar lëvizjet e ushtrisë, e cila ishte afruar ndjeshëm.

Tetë rebelë u vranë dhe 27 u plagosën në këtë shkëmbim zjarri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›