E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetaret shqetesim per mbylljen e Tema-s

Shoqatat e gazetareve ne nje deklarate te perbashket per shtyp, kane shprehur keqardhjen dhe shqetesimin e tyre per mbylljen e nje prej gazetave me te rendesishme te shtypit shqiptar, Tema.
Ne deklaraten e tyre gazetaret e shtypit te shkruar dhe ata elektronike jane shprehur se, ndalimi i botimit te gazetes Tema eshte nje shenje e qarte e ngushtimit te hapesires se lirise per mediat ne Shqiperi. Gazetaret jane solidarizuar me koleget e tyre te Tema-s, qe nga sot jane te papune, dhe kane shprehur nepermjet kesaj deklarate protesten e tyre ndaj qeverise, jo vetem per metodat e ndjekura ndaj nje gazete, por edhe per perpjekjet qe rastin e gazetes Tema ta perdore si nje kercenim per ata qe nuk i shkojne per shtat ineteresave te pushtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›