E Martë, 3 Nëntor 2026

Gazetari Kasapi: Gramoz Rexhepi, do të vijë në Shqipëri. Ekstradimi i Bajrit, lajm i mirë

Arrestimet e fundit të eksponentëve të botës së krimit kanë qenë në qendër të emisionit ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi. Theksi është vënë në faktin nëse ka vullnet politik për të ndëshkuar krimin dhe cili është vlerësimi i partnerëve ndërkombëtar?

Gazetari Julian Kasapi vlerësoi se ekstradimi i Behar Bajrit, një prej eksponentëve më të lartë të grupit ‘Bajri’, është një lajm i mirë për Shqipërinë duke pasur parasysh edhe problematikat që janë me ekstradimet.

“Do të shohim se çdo të ndodhë me Gramoz Rexhepin nga Turqia. Mes dy vendeve ka pasur shkëmbime, mjaftojnë të kujtojmë rastin e Aldo Bares. Është një dëshirë e tij të vijë në Shqipëri, jo vetëm për tu përballur me çështjen që është në hetim, por edhe sepse bashkëpunëtorët e tij për vrasjen e 2 efektivëve kanë fituar pafajësi. Shpreson dhe ai që të fitojë pafajësi.”, tha Kasapi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›