E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazi, rusia i ndërpret furnizimin Bjellorusisë

Rusia realizon me përpikmëri qëndrimin e deklaruar para disa ditësh ndaj Bjellorusisë për të ndërprerë furnizimin me gaz.

Pas urdhërit të dhënë nga presidenti Medvedev, kompania më e madhe e gazit në Rusi, Gazprom, ka ndërprerë rreth 60 % të furnizimit me gaz për shkak të pagesave të prapambetura të Minskut.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Itar-Tass. Kjo situatë mund të vendosë në pozicion të vështirë Europën, e cila shpesh herë ka rënë viktimë e mosmarrëveshjeve mes Moskës e ish republikave të saj sovjetike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›