E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazment Bardhi zgjidhet kreu i Grupit Parlamentar të PD, me 19 vota! Berisha thirrje deputetëve: Ju ftoj të bashkohemi!

Gazment Bardhi është zgjedhur kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend. Ai ka marrë besimin e 19 deputetëve, dy ditë pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj, dhe sot është zgjedhur në krye të grupit në Kuvend.

Asnjë nga të pranishmit në mbledhje nuk është shprehur kundër Bardhit.

Sali Berisha e mësoi në transmetim të drejtpërdrejtë këtë lajm dhe kur u pyet nga gazetari Osman Stafa, tha se nuk donte të bënte asnjë koment. Thirrja e vetme e tij ishte që demokratët të bashkohen rreth tij dhe të vazhdojnë betejën kundër Edi Ramës.

"Nuk kam asnjë koment, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira", u shpreh Sali Berisha në konferencë për mediat.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka 33 anëtarë dhe të pranishëm kanë qenë 19, të cilët kanë votuar të gjithë pro. Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë:

  • Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Megjithatë, edhe më vonë kur u pyet për herë të dytë, Sali Berisha tha se nuk njeh asnjë strukturë paralele në Partinë Demokratike. Sipas tij, partia ka rregulla e statute dhe nuk mund të njohin struktura paralele.

"Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët, të ulen, të diskutojmë. Jemi të hapur ndaj tyre. Por fakte të kryera nga askush nuk njohim. Se ka rregulla, ka statute", vijoi më tej ish-kryeministri.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›