E Diel, 1 Nëntor 2026

Genocidi serb Berisha Spastrim etnik ndaj shqiptareve

TIRANE ndash Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar genocidin serb ne Kosove si spastim etnik ndaj shqiptareve. Ai e beri kete deklarate pikerisht gjate ceremonise inauguruese te ekspozites qe Bashkia e Tiranes i ka dedikuar kesaj teme.

Sot kujtojme kalvarin e sakrificave tha Kryeministri sipas te cilit kjo ekspozite e celur sot ne kryeqytet tregon vuajtjen e popullit tone dy shekujt e fundit dhe per kete ai falenderoi Bashkine e Tiranes.

Berisha i ka dedikuar nje vemendje te vecante figures se Adem Jasharit te cilin e ka cilesuar kurore e sakrifices shqiptare kurore e patriotizmit.

Sot jemi te lire dhe kemi besim se Shqiperia si komb i lire ka lene prapa periudhen e perpjekjeve per ekzistence dhe kemi hapur kapitullin e ndertimit te te ardhmes tone ne bashkepunim me kombet e tjera te rajonit dhe Europes tha Kryeministri.

Nga ana e tij kreu i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha u shpreh gjate ceremonise se celja e ekspozites per genocidin serb ne Kosove se liria eshte nje nga vlerat me te cmuara te kombit tone.

im/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›