E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta Do te krijoj nje histori per diten qe debova Metin

Konkurentet vazhdojne ngacmimet dhe komentet per proven e javes. Gentjana u thote konkurenteve se ajo nuk ka histori te trishtuara per te treguar. Graciano fillon qe te trilloje histori duke imituar Genten dhe kjo shkakton shume te qeshura pasi ai mundohet qe te flase si Genta.

Anila i thote Gentes se i behet qefi qe ajo nuk ka histori te trishtuara per te treguar dhe Genta thote se do te krijoje nje histori. Do te krijoj nje histori per diten qe debova Metin nga Big Brother thote Genta. Graciano imiton Genten dhe sillet sikur ajo po tregon historine e saj. Graciano flet per jeten e Gentes duke u nisur nga ato qe Genta u ka treguar konkurenteve per jeten e saj dhe luan duke deformuar historite reale. Graciano perserit shprehjet e Gentjanes gjate debateve te saj me Metin. Graciano imiton edhe lotet dhe momentet kur Genta qan per Metin. Kjo ben qe konkurentet e tjere te shperthejne ne te qeshura te medha.

E ndersa ne kuzhine konkurentet qeshin me te madhe ne dhomen e ndenjes Arjola flet per menyren se si e koncepton ajo nje lidhje midis dy personave. Arjola tregon se si do te deshironte qe te ekzistonte raporti ne lidhjen e saj.
Ne dhomen e gjumit Erjoni dhe Klaudja luajne duke u ngacmuar ndersa Ermali flet per Gentjanen duke thene se ajo eshte e rremujshme ne sistemimin e rrobave dhe kepuceve te saj.

Me pas ne shtepi zhvillohen edhe biseda te tjera per lidhjen tradhetine dhe seksin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›