E Diel, 1 Nëntor 2026

Genta-Liamit Nuk je konkurrent i forte Diskutim per menyren e sjelljen ne BB

Genta bisedon me Liamin e i thote se do te donte te kishte dale ne nominim per ta provuar ndjesine qe te jep e ndoshta banoret do te njihnin Genten e vertete. Ajo shton se Liami nuk eshte konkurrent i forte dhe e genjen mendja qe este i tille. Liami kerkon te dije se cfare kupton ajo me te qenit i forte e shton se perderisa publiku e voton do te thote qe eshte i pelqyer. Ai shprehet se Genta nuk eshte ne te njejtin nivel me banoret e tjere pasi secili ka karakterin dhe vecantite e veta.

Liami shprehet se Genta e ka ofenduar e i ka folur dhe me ze te larte e perseri ai nuk i eshte kundervene e Vlashi nderhyn duke thene se nese do te kishte qene ne vend te Liamit nuk do te kishte duruar. Genta shprehet se Liami i ka dhene nje keshille qe kur te beje debat me banoret te jete me serioze dhe ajo e ka ndjekur keshillen e tij. Liami shprehet se po lufton per veten e tij e Anila pergjigjet se konkurent te forte shikon nje person qe ka lexuar shume e ka intelekt dhe kerkon te dije nga Liami se kush i duket i tille. Vlashi nderhyn dhe shprehet se banoret ndryshojne ne varesi te lojes dhe situatave qe i paraqiten.

Anila shprehet se nuk mund te ndryshoje per shkak te lojes e Liami i pergjigjet se atehere ajo duhet te heqe dore nga pretendimet qe ka per te fituar. Liami thote se gjate dites ne shtepi ai ben shume role ate te debatuesit te bashkebiseduesit etj. Genta shton me ironi se ka raste qe Liami ben rolin e karagjozit gjithe diten e Liami i thote Gentes te mos e gjykoje menyren e lojes se tij pasi ai nuk e ka bere kete gje me Genten. Anila shprehet se loja ne BB eshte lufte e banoret duhet te tregojne veten sic jane e jo vetem te protestojne e te intrigojne. Liami shprehet se po e jeton lojen ashtu sic do e Anila thote se banoret duhet te tregojne me shume vlera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›