E Diel, 1 Nëntor 2026

Genta Me shume ne shtepi pelqej Ermalin Liamin e vertete nuk e di kush eshte

Banoret vazhdojne te argetohen dhe te shijojne ushqimet ne pishine dhe gjate kesaj kohe edhe te bisedojne per gjera te ndryshme. Liami qe ndodhet vetem me Genten prane e pyet ate se cilin nga banoret pelqen me shume ajo dhe Genta i pergjigjet Me shume me pelqen Ermali. Liami me pas e pyet nese ka ndonje banore tjeter qe Genta pelqen perfshire edhe ate vete dhe Genta i thote se nga te gjithe ajo vecon Ermalin ndersa gjithe te tjeret jane pak a shume njesoj per te.

Liami e ngacmon Genten duke i thene po mua nuk me pelqen fare dhe Genta i thote se ne fillim e ka pelqyer Liamin ne menyren se si ai luante si sillej ne shtepi dhe me banoret e tjere ndersa tani nuk i pelqen ndryshimi i tij. Une nuk e di se kush eshte Liami i vertete ky qe je tani apo ai qe ke qene dy javet e para i thote Genta Liamit. Genta i thote me pas Liamit megjithate ti piket i fitove si Liami i pare jo si ky qe je tani dhe me pas shton se kete gje po ia thote me sinqeritetin me te madh.

Me pas Genta e kalon biseden tek Arbri dhe thote se fakti qe te gjithe banoret i thone Arbrit se ai imiton Liamin po i japin me shume rendesi se cduhet atij. Genta thote se ne kete menyre ata vete po ia rrisin vlerat arbrit duke i bere publicitet dhe ashtu sikurse dihet tashme nuk ka reklame te keqe edhe kur flet keq per dicka apo dike reklama sjell pozitivistet. Ne kete rast Liami i jep te drejte Gentes.

Genta komenton lojen e Liamit duke e krahasuar me arbrin dhe thote se ky i fundit krijon vetem debate dhe situata negative ne shtepi ndersa Liami eshte nga ata banore qe shpesh krijon lojra te kendshme dhe krijon situata argetimi ne shtepi. Genta i thote Liamit se edhe pse ai eshte njeri pozitiv ka filluar qe te luaje piset. Liami i thote Gentes se ndryshimi i tij ka ardhur si rezultat i reagimit te banoreve te tjere. Une sillem sipas banoreve thote Liami duke theksuar se ai sillet keq me ata qe sillen keq. Genta e sugjeron Liamin qe ata duhet qe te kenaqen me shume sesa te debatojne dhe premton se kete jave ajo vete do te mundohet te argetohet me shume se javet e kaluara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›