E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta e Klaudja tregojne per lidhjet e dashurise

Te gjthe banoret mblidhen ne sallon dhe bisedojne per lidhjet e gjata te dashurise. Klaudja pyet Gracianion se cila ka qene lidhja e tij me e gjate e ai pergjitgjet 1 vit e gjysem. Ajo e pyet nese i trembet lidhjeve te gjata e ai mohon duke u shprehur se nese do te kalonin bukur do tia vlente por ne moshen qe ai eshte nuk eshte momenti per te patur lidhje serioze. Erioni thote se per mendimin e tij njerezit nuk duhet te martohen shume te vegjel e per te mosha ideale eshte mbi 28 vjec.

Genta u tregon konkurenteve se ka patur vetem nje lidhje dhe eshte njohur me ate djale qe kur ka qene 14 vjec. Ajo shprehet se jane dashur shume e keto dite ka qene e merzitur sepse e ka patur mendjen tek ai. Klaudja e pyet sa kohe ka qe eshte ndare e Genta pergjigjet se ende nuk jane shkeputur perfundimisht e ndoshta mund te kete dhe nje rikthim nese ndryshojne disa faktore. Ariola shprehet se i duket i cuditshem fakti qe Genta vazhdon te flase me ish-partnerin por Klaudja nderhyn dhe thote se kjo nuk perben problem por tregon respekt ndaj lidhjes qe ke patur. Genta shton se partneri i sai ishte tip qe kerkonte shume llogari.

Klaudja shprehet se ka kater vjet qe eshte ndare nga i dashuri packa se shihen cdo fundjave. Ajo shprehet se eshte tradhetuar nga i dashuri por ai nuk e pranon. Klaudja thote se nganjehere i jep te drejte pasi ajo ka qene larg por e ka vleresuar faktin qe ai ka qene i sinqerte dhe ia ka treguar vete.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›