E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta: “më marrin për naive”

Gentjana dhe Elvisi dalin në zonën pranë pishinës për të biseduar, ndërsa të tjerët ndodhen në dhomën e ndenjes duke vazhduar me buxhetin e duke shkëmbyer biseda të ndryshme.
Biseda e Gentës me Elvisin nis që në dhomën e ndenjes, por kur shkojnë pranë pishinës pranë tyre ulet edhe Meti. Genta është e mërzitur pasi mendon se konkurentët e tjerë e shohin si naive. Më parë një gjë të tillë asaj ia ka thënë Ermali dhe vajza është prekur. Ajo pyet Elvisin dhe Metin se çfarë mendojnë ata për Gentën dhe u lutet që të jenë të sinqertë. Elvisi i thotë se ajo është shumë miqësore, e dashur, zemërmirë etj. Po ashtu edhe Meti ndan të njëjtin mendim me të.
Të dy djemtë mundohen që të qetësojnë Gentën duke i thënë se ajo nuk ka përse të mërzitet se si, apo çfarë mendojnë konkurentët e tjerë për të.
Genta shprehet “po më duket se po më marrin për naive, kur tregohem e mirë me të gjithë”. Elvisi e këshillon që ajo të vazhdojë të jetë kështu, sepse këtë do ta vlerësojë publiku jashtë dhe jo konkurentët.
Genta thotë se edhe jashtë shtëpisë e kujtojnë naive dhe mëndjelehtë, por që ajo nuk është e tillë. “Unë kam edhe shumë gjëra të tjera që mund të jap, përveçse e dashur me të gjithë” shton më tej Genta.
Më pas ata flasin edhe për banorët e tjerë. Genta thotë se nga të gjithë banorët Edi është ai që e kupton më mirë. Elvisi e pyet se cila nga vajzat i duket si konkurentë e fortë deri tani dhe Genta i thotë se asnjëra prej tyre dhe thekson se konkurentë më të fortë asaj i duken djemtë. Meti i thotë Gentës se nëse ajo vazhdon të jetë e komunikueshme dhe të vazhdojë lojën e saj, është perfekte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›