E Diel, 1 Nëntor 2026

Genti i Djemve të Detit, përcillet në banesën e fundit

Sot, u përcoll për në banesën e fundit Gent Demaliaj, vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”. Homazhet u zhvilluan në hollin e RTSH-së, ku miqtë dhe të afërmit e këngëtarit rrokier, i bënë nderimët e fundit. Gjatë homazheve, në sfond u vunë këngët e kënduara prej tij.

Artistët dhe kolegët e të ndjerit shprehën ngushëllimet e tyre për Gentin e Djemve të Dedit.

Aurela Gaçe : “Mos qaj, mos qaj për vdekjen o njeri… Genti i Djemve të detit. Kështu të thërrisnin. I paharruar qofsh për familjen, miqtë e gjithë fansat e tu. Luftove gjatë mes sëmundjes por tani shpirti yt prehet në paqe .”

Sidrit Bejleri:"Doli skena e kësaj jete një mik i mirë. Lamtumirë Gent! Zoti të mëshiroftë!

Arian Sukniqi: "Po nisem të shkoj në homazhet e vëllait tonë Gent.. Besoni gjunjët më janë prerë, fryma po më ndalet nuk di, trishtim të madh po përjetoj. Vëlla po vi të jap duartrokitjet e fundit këtë rradhë , ashtu si dikur, kur ti shpertheje plot pasion . Unë sot s’do qaj se ashtu na porosite ti dikur me këngën tënde ,që jeta jetohet plot pasion. Qoftë i lehtë dheu...”

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Valles që i fali jetën, Osman Taka i dha emrin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›