George Clooney: Nuk është keq të plakesh
Aktori i njohur, George Clooney, në prag të 50-vjetorit të tij, ka deklaruar se nuk është aq keq të plakesh. Plakja është më mirë se ndonjë opsion tjetër, si për shembull vdekja. Për këtë arsye unë preferoj që të plaken, ka thënë Clooney. Ky i fundit ka përsëritur faktin se nuk ka ndërmend që të martohet sërish. Çdo fëmijë që vjen rrotull gardhit të kopshtit tim, më bën nervoz. Kjo më bën të kuptoj që nuk mund të jem një baba ideal. Nëse kam nevojë për një familje të madhe, mjafton të ftoj për vizitë Brad Pitt e Angelina Jolie, së bashku me fëmijët e tyre, është shprehur Clooney, që më 6 maj mbush 50 vjeç.