Gerdeci Gjykata e Tiranes jep vendimin

Gjykata e Tiranes dha vendimin për të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit duke dënuar me nga 18 vjet burg ish-kreun e MEICO-s Ylli Pinari dhe ish-drejtorin e Fabrikës Dritan Minxolli dhe me 10 vjet burg ish-administratorin shqiptar të “Albademil”sh.p.k, Mihal Delijorgjin.
Gjykata dënoi me 10 vjet burg ish-zyrtarin e Ministrise se Mbrojtjes Sokol Ngjeçi, dhe me 6 vjet heqje lirie bashkë me 4 vjet të tjera moslejim për ushtrim të detyrës, ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha.
Pas vendimit kanë reaguar ashpër familjarët e viktimave, ndër ta edhe Zamira Durda, e cila humbi tragjikisht djalin e saj në shpërthimn e tmerrshëm.
Vendimi i Gjykatës vjen vetëm tre ditë para 4-vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, që tronditi mbarë vendin.